
Dr. Musa Kraja
Dr. Musa Kraja ka qenë një doktor i shkencave pedagogjike dhe profesor universitar i njohur për kontributin e tij në fushën e arsimit dhe pedagogjisë në Shqipëri. Ai ka publikuar vepra të shumta dhe është nderuar me titullin Mësues i Merituar.
“Hafiz Ymeri vazhdonte të punonte me përkushtim për Shqipërinë e plotë dhe nuk u josh asnjëherë ndaj synimeve ideologjike sllave e të tjera, aq shumë të interesuara për copëtimin dhe shkombëtarizimin shqiptar. Ai kishte për ideal Shqipërinë etnike dhe nuk u pajtua asnjëherë me lëshimet as koncesionet ideologjike.”
“Hafiz Ymeri i Kosovës është një nga ata personalitete të shquara shqiptare që shkriu në një mbrojtjen e fesë islame, mbrojtjen e gjuhës shqipe, luftën për liri, luftën kundër denacionalizimit të Kosovës, dhe propagandën e veprimtarinë kundër shpërnguljes së shqiptarëve.”




“Ta mbrosh fenë islame, për kohën e poetit, ishte luftë për kombin shqiptar; ta mbrosh gjuhën shqipe ishte heroizëm kombëtar; të përpiqesh për lirinë, ta ndihmosh Rezistencën Shqiptare kundër denacionalizimit të Kosovës; kundër shpërnguljes së shqiptarëve ishte luftë patriotike dhe ishte sakrificë dhe heroizëm kombëtar.”


“Ymer Shemsiu krahas Vejsel Xhelaludin Guta nga Ferizaj dhe shumë të tjerë janë autorë të njohur veprash fetare, didaktike dhe atdhetare, disa prej të cilave të shkruara në gjuhën shqipe me alfabet arab, në radhë të parë për nevoja të nxënësve dhe studentëve, e pastaj edhe të masës së gjerë të komunitetit mysliman.”
- Dr. Sadik Mehmeti
- Dr. Sadik Mehmeti është doktor i shkencave të historisë dhe bashkëpunëtor shkencor në Institutin Albanologjik të Prishtinës. Ai ka publikuar disa studime mbi figurat fetare dhe kombëtare shqiptare, duke theksuar rolin e tyre në arsimin dhe atdhetarizmin shqiptar
“Hafiz Ymer Shemsiu ishte hoxhë, mësues, atdhetar, pedagog, poet, shkrimtar, rapsod, këngëtar, valltar.”
- Mexhid Yvejsi
- Mexhid Yvejsi një studiues dhe autor i mbi 25 librave, përfshirë përkthime dhe shkrime të gjinisë letrare dhe historike. Ai ka studiuar gjerësisht për Hafiz Ymer Shemsiun, duke nxjerrë në pah kontributin e tij të shumëanshëm
“Hafiz Ymeri renditet ndër 30 figurat më të shquara myslimane me kontribute të ndjeshme në shoqërinë shqiptare.”
- Roald Hysa
- Roald Hysa është një studiues nga Tirana, i njohur për punën e tij në fushën e mendimit dhe qytetërimit islam. Ai e renditi Hafiz Ymerin në mesin e figurave më të shquara myslimane që kanë kontribuar ndjeshëm në shoqërinë shqiptare.
“Hafiz Ymeri ishte për një Shqipëri etnike. Ai mori pjesë aktive për realizimin e kësaj ideje, duke ngjallur armiqësinë e pushtetit serb ndaj tij.”
- Ramadan Shkodra
- Ramadan Shkodra është një studiues nga Prishtina, i cili ka hulumtuar për rolin e Hafiz Ymerit në çështjet kombëtare dhe fetare shqiptare.
“Poet shumë i zgjuet dhe u konsideronte si myderriz, fatkeqësisht sikur të ishte ky në një shtet të madh sigurisht kishte me arritë te Mehmet Akifi.”
- Abdullah Musliu
- Abdullah Musliu ishte një intelektual nga Ferizaj, i njohur për rolin e tij në komunitetin lokal dhe për shkrimet e tij në formën e ditarëve historikë
“Në mesin e 300 hoxhallarëve shqiptarë që i shërbyen kauzës shqiptare, ishin edhe: Mulla Iljaz Broja, Mulla Ibrahim Polaci, Hafiz Imer Shemsiu dhe të tjerë.”
- Dr. Fahrush Rexhepi
- Dr. Fahrush Rexhepi është një teolog dhe historian shqiptar, i njohur për punën e tij mbi hoxhallarët shqiptarë jashtë Shqipërisë londineze.
“Hafiz Shemsedni bashkëpunoi me Mulla Rexhep Krasniqin, me mësuesin shëtitës Vesel Pagarusha, me Mulla Rexhep Shalën etj., në disa drejtime të dobishme atdhetare e mes tjerash për gjuhën shqipe.”
- Dr. Hajrullah Koliqi
- Dr. Hajrullah Koliqi është një pedagog dhe historian i arsimit, pjesë e komunitetit shqiptar në Mal të Zi, dhe autor i disa veprave akademike
“Hafiz Ymeri thoshte atëherë se po të shkonte edhe gjaku deri në gju, vendin tonë nuk duhet ta lëshonim’’. Këto fjalë të tij më kanë mbetur në mendje. Kur më prekin në shpirt malli e mërzia, jetoj sikur një pemë pa gjethe: ajo që nuk thahet e as nuk rritet, por hije nuk e ka e nuk mund të rrijë kush nën hijen e saj.
- Ibrahim Graininca – Cërcnilla
- Ibrahim Grainca patrioti dhe aktivistë i kauzë shqiptare. Pjesë e organzimeve të NDSh-ës n rajonin e Ferizajt. I burgosuar për vite të tëra nga serbët. Në burg mësoi shkrimin dhe leximin shqip, nga cila njohuri rrodhi dhe shkrimi i ditarit voluminoz, të cilën e kanë përpunuar studiesit dhe botuar në si libër ‘Deri në vdekje për atdhe (Kujtime). Në këtë libër ka përmendur disa herë figurën e Hafiz Ymerit.
”Për shkak të veprimtarisë atdhetare, Hafiz Imeri është ndjekur dhe përndjekur vazhdimisht.”… “Hafiz Imeri ua mësonte shkrim-leximin nxënësve edhe në gjuhën shqipe. Ky veprim ishte i ndaluar nga sistemi i atëhershëm.”
- Qemal Retkoceri dhe Ruzhdi Marevci
- Qemal Retkoceri dhe Ruzhdi Marevci janë pedagogë dhe studiues nga Ferizaj, të njohur për kontributin e tyre në studimin e arsimit dhe historisë lokale.
‘Hafiz Ymeri bëri një punë shumë të rëndësishme për hapjen e një shkolle në gjuhën shqipe në Sazli dhe Talinoc.”
- Isa Baftiaj
- Isa Baftiaj është një autor nga Ferizaj, i cili ka bërë mastër në gjuhë dhe letërsi shqipe dhe ka shkruar disa libra mbi autorët dhe figurat historike nga rajoni i Ferizajt.
“T’falem nderës Hafuz i jonë, gjithë rinisë i ke ndihmue, gjithë kur folshim për gjuhë tonë, fjalët tona i ke forcue.”
- Rizah Strellci
- Rizah Strellci ishte një atdhetar dhe rapsodist, i cili përmes poezisë së tij shprehu përkushtimin për lirinë kombëtare shqiptare.
‘’Hafiz Ymeri ishte një ndër intelektualët e rrallë që kombinonte binomin fe dhe atdhe. Ai i vuri themelet e mendimit islam në komunitetin, xhematin e Ferizajt. Emri i tij lidhet ngusht me gjitha zhvillimet e fesë ndërmjet dy luftërave botërore dhe më gjerë. Ishte hoxhë, poet, studiues, ligjërues dhe patriot n kuptimin plotë të fjalës.
- Zejnullah Dërguti
- Zejnullah Dërguti është hoxhë, djalë i hoxhës Izet Dërguti me nj kontribut 40 vjeçar në shërbim të Këshillit të Bashkësisë Islame i Ferizajt, si sekretar, imam dhe figure kryesore në proceset e BIK-ut në ish-Jugosllavi dhe pas çlirimit të Kosovës.
“Hafiz Ymer Shemsiu përmendet si një nga poetët e shekullit të XX.”
- Dr. Bünyamin Çağlayan
- Dr. Bünyamin Çağlayan është një studiues nga Turqia, i njohur për punën e tij në disa universitete të Turqisë dhe Shqipërisë. Ai ka shkruar për Hafiz Ymer Shemsiun si një nga poetët e njohur shqiptarë të shekullit XX.
“ Hafiz Ymeri u zgjodh anëtar i Komitetit Qarkor të Ferizajt dhe organizoi mobilizimin e vullnetarëve për mbrojtjen e trevave etnike të rrezikuara nga ripushtimi serbo-komunist”.
- Dr. Muhamet Shatri
- Dr. Muhamet Shatri eshte historian i shquar shqiptar. Ish kryetar i Shoqatës panshqiptare ‘Trojet e Abrërit’ . Autor i librave dhe studimeve të shumta të historisë shqiptare!